Dorëzohet në Kuvend amendamenti për Kodin Zgjedhor: Të garantohet që në listën fituese 1 në 3 të jetë kandidate grua!

Jul 26, 2024 | 10:50
SHPËRNDAJE

Disa deputete kanë depozituar në Kuvend një amendament për projektin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor.

kuvendi

Ky amendament raportohet se ka për qëllim që të garantohet kuota zgjedhore dalëse duke përfshirë parashikimin që edhe në listat që do ti nënshtrohen votimit parapëlqyes të garantohet që në listen fituese 1 në 3 të jetë deputete grua!

Raportohet se amendamenti u iniciua nga deputetet Etilda Gjonaj dhe Dhurata Çupi të cilave u janë bashkuar edhe ligjvënëse të tjera.

Ashtu sic garantohet kuota 30% ne hyrje si kandidate ne lista ashtu te garantohet kuota gjinore edhe ne listen finale.

Dokumenti:

Lënda:

Propozohet për shqyrtim dhe miratim amendamenti.

Drejtuar:

Znj. Lindita NIKOLLA Kryetar e Kuvendit të Shqipërisë

Këtu

Znj. Kryetare e Kuvendit,

Në mbështetje të nenit 75, pikave 3 dhe 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, propozojmë që në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor 1 Republikës së shqipërisë” I ndryshuar të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Ne nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:

“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.”

b09da959-c0de-426a-b467-2b915c167836

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura