Dortmundi bën “pazar” në Itali, gjermanët duan “bomberin” e Serisë A

Dec 20, 2019 | 18:23
SHPËRNDAJE

Borusia Dortmundi kërkon t’i heqë Napolit nga duart sulmuesin Dris Mertens.

mertens
Lajmin e konfirmon gazetari i “Sky Sport Italia” Xhanluka Di Marcio. Sipas tij, verdhezinjtë duan të sjellin në Gjermani futbollistin belg për të zëvendësuar Pako Alkaserin, i cili nuk ndodhet në formën optimale fizike këtë sezon duke zhvilluar vetëm 7 ndeshje.

Mertensit i skadon kontrata me klubin italian në qershor të 2020 dhe natyrisht që Napoli do të tentojë ta bindë për të qëndruar në “San Paolo”. Por, nëse Dortmundi bën një ofertë tepër joshëse për 32-vjeçarin, drejtuesit e Napolit mund të ndryshojnë mendje.

dries-mertens

Gjatë 6 viteve që ka luajtur me Napolin, Mertens ka realizuar 118 gola në 300 ndeshje me “të kaltrit”.

Ai renditet ndër sulmuesit më të mirë të Serisë A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura