UPDATE/ Deputeti Tom Doshi, pasi ka njoftuar vendimin e marre per perjashtimin e tij nga grupi i PS-se, ka akuzuar kreun e LSI-se, Ilir Meta, si autor te ketij vendimi, madje edhe si personin qe ka paguar para per elemimin e tij dhe te deputetit Mhill Fufi.
“Ia bëra të qartë kush është pas tij dhe për cfarë e bën ai këtë punë, Edi Rama ka një tutor që quhet Ilir Meta, që ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për me vra mua dhe Mhill Cufin, ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe Ilirit dhe Ramës edhe kryeprokurorit të përgjithshëm edhe atij të krimeve të rënda”- tha Doshi
Ai deklaroi se për këtë ka informuar senatin amerikan. “Kam informuar për ëtë punë Senatin Amerikan, ia bëra të qartë Ramës edhe për 21 janarin dhe gjërat si janë, gjatë ditëve në vazhdim do shihni”- tha ai.
Pyetur se cfarë prove ka për akuzat që bën Doshi tha: Prova është se personi që ka marrë përsipër me e kry këtë akt është takuar edhe me ministrin Tahiri.
INTERVISTA E DOSHIT PAS PERJASHTIMIT
Kur vendos kryetari të tjerët s’kanë faj
Cilat ishin arsyet pas këtij vendimi? A u mbrojtët pas këtij vendimi për përjashtimin tuaj?
Po ja bera të qartë se kush është mbas tij dhe për çfarë e bën ai këtë punë.
Për çfarë e bën? Kush është arsyeja?
Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për të vrarë mua dhe Mhill Fufin. Ka pesë muaj që unë ja kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, edhe Edi Ramës, edhe kryeprokurorit të Përgjithshëm, edhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Unë kam informuar Senatin amerikan për këtë punë. Ja bëra të qarta të gjitha Edi Ramës, edhe për 21 Janarin, edhe për të gjitha gjërat por gjatë ditëve na vazhdim do të keni edhe ju informacion.
Cfarë provash keni zoti Doshi?
Prova është se personi që ka marrë përsipër me e kry këtë akt, është takuar edhe me minsitrin Tahiri.
Dispononi ndonjë video për këtë zoti Doshi?
Patjetër, të gjitha i disponoj.
Zoti Doshi cila do jetë e ardhmja juaj tashmë që jeni larguar nga PS?
Nuk dal prej politikës, ja bëra të qartë edhe Edi Ramës, nuk shkoj tek asnjë parti tjetër, po qe nevoja jam në gjendje me krijuar edhe një parti të re. Dhe do t’i them me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë.