Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO, ja arsyeja! Ilir Beqaj për herë të parë në sallë, çfarë deklaroi para togave të zeza

Jul 26, 2024 | 10:08
SHPËRNDAJE

Seanca paraprake gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë për në datë 12 shtator, për shkak të mungesës së një avokati.

ilir-beqaj-spak

I pranishëm për herë të parë në sallën e gjyqit ishte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për hetimet që po kryhen për vjedhjen e fondeve të BE-së kur ai ishte në krye të SASPAC.

Beqaj ka deklaruar para togave të zeza se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta dhe ka kërkuar të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër.

Por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund te kryhej me veprim për shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehurit.

Mungesa e pajustifikuar e një mbrojtësi, u bë shkak i pezullimit të afteve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit.

Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura