Drilon Hoxha: Më kanë ofruar para për të marrë filmin

Feb 28, 2018 | 13:45
SHPËRNDAJE

Bota e kinematografi- së për të ka qenë një ëndërr që i vogël dhe falë një projekti, në të cilin ai mori pjesë shumë vite më parë, njohu edhe talentin e tij. Tashmë ai është duke ecur drejt ëndrrës së tij duke përfunduar filmin e dytë, “Dashuria s’mjafton”.

Në një intervistë ekskluzive për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare“, Drilon Hoxha ka folur për hapat e parë në regjisurë, pasionin e tij për filmin dhe pengesat e hasura në rrugën e tij. Në filmat e tij ai është përqendruar më tepër të sjellë realitetin shqiptar në situata të ndryshme.

“Dashuria s’mjafton” është një tjetër “fytyrë” e asaj që njerëzit jetojnë çdo ditë duke harruar njëri-tjetrin e duke mos falur dashuri. Me një kast të njohur aktorësh dhe një interpretim personal të Hoxhës në rolin kryesor, ai na tregon prapaskenat e filmit dhe frymëzimin, i cili ka qenë shkaku për të ndërmarrë sërish këtë nismë të dytë. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

“Dashuria s’mjafton” është filmi juaj i dytë. Pse ky titull? Nga vjen frymëzimi?
Nisja dihet. Bëhet një projekt të ri, dhe ishte pikërisht ky. Pak a shumë jemi bazuar në një histori të vërtetë. Pse “Dashuria s’mjafton”? Po sepse në të vërtetë kështu është, mund të kesh dikë në krahë prej 10 vitesh, e do shumë, por kjo nuk mjafton.
Pse regjisori e mendon kështu në film?
Ka shumë gjëra që edhe në film do të shihen cilat tregojnë një gjë të tillë. Nuk po themi vetëm për lekët, se është banale, por edhe shumë rrethana të tjera.
Kur nisën xhirimet e filmit dhe kur pritet të përfundojë?
Filmi ka pothuajse një vit e gjysmë që ka nisur dhe për dy apo tre muaj mendojmë se do të mbarojë. Për t’u publikuar pastaj do të presim se kur do të dalë.
Çfarë pritshmërish keni nga filmi që jeni duke bërë. “Dashuria s’mjafton”?
Nuk pres asgjë tjetër përveçse suksesit që kisha me të parin, për t’i treguar njerëzve që nuk ishte rastësi filmi i parë, por shihni edhe të dytin.


Ka diçka personale në publiki-min e këtij filmi? Përveçse t’u tregosh njerëzve që mund të kesh sukses?
Nuk ka asgjë personale. Nuk e bëj për t’u treguar njerëzve që kam sukses. Thjesht e kam pasion dhe këtë që e kam vetë dua t’jua tregoj njerëzve. Ke shumë produksione të tjera apo njerëz të vetëquajtur regjisorë, që prodhojnë, marrin fonde e nuk nxjerrin diçka në dritë. Nuk dua të them që ata mos të merren me këtë punë, por dua që të shkojnë ata të duhurit, ata që janë të aftë. Mos të punojnë të paaftët.
Cilët janë aktorët e njohur që keni zgjedhur për t’i pasur pjesë të kastit tuaj?
Përveç Ajsi Xhaxhaj, që është protagonistja, janë edhe Guliem Radoja në rolin e babait të personazhit kryesor dhe Bruno Shllaku.
Në filmin tuaj të dytë ju nuk jeni vetëm regjisori i tij, por, gjithashtu, edhe aktori kryesor. Përse zgjodhët ta bënit ju pikërisht këtë rol?
Është thjesht një pasion i imi edhe aktrimi. Unë mund të luaj në dy apo tre filma e mos të luaj më, ose edhe e kundërta.

Lajmi i plote ne Gsh.al

http://www.gsh.al/2018/02/28/drilon-hoxha-kane-ofruar-para-per-te-marre-filmin/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura