“Dritan Rexhepi ka qenë në Shqipëri i mbrojtur nga një grup i fuqishëm kriminal”- Gazetarja: Për llogari të tij punonin qindra njerëz! Dy arsyet pse kishte shkuar në Turqi

Nov 13, 2023 | 22:53
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se pas arratisjes, Dritan Rexhepi ka qenë në Shqipëri dhe ka qëndruar për një kohë të gjatë në zonën e Durrësit, i mbrojtur nga një grup i fuqishëm kriminal.

lala rexhepi

Në studion e emisionit “Open” në News24, Lala u shpreh se për Dritan Rexhepin punonin qindra njerëz, por vetëm pak kishin kontakte me të.

Po ashtu Lala jep edhe dy arsye, që sipas saj pse Dritan Rexhepi kishte shkuar në Turqi. E para sepse ai kishte njerëz që e mbronin dhe e dyta, kërkonte të zgjeronte tregun e kokainës.

“Dritan Rexhepi ka qenë për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe unë flas me përgjegjësi  të plotë për këtë. Ka qëndruar në zonën e Durrësit i mbrojtur nga një grup kriminal shumë i fuqishëm. Dritan Rexhepi ka hyrë menjëherë pas arratisjes. Ai është përpjekur përmes ekipit të tij ligjor të kuptoj se cfarë po ndodh me cështjen e Jan Prengës.

Dritan Rexhpi ishte udhëheqësi i cili kishte qindra njerëz që punonin për llogari të tij, por nga këta qindra njerëz të paktë ishin ata që kishin patur lidhje dhe njohje direkt me të.

Ai kishte krijuar një kartel mafioz dhe kishte mekanizma për të drejtuar nga maja. Ai kishte krijuar një piramidë dhe ishte shkëputur totalisht.

Të dhënat e fundit tregojnë që ka një fenomen në rritje që po shtohen sasitë e kokainës të shkuara në drejtim të Turqisë. Në këndvështrimin tim Dritan Rexhepi ishte në Turqi për dy arsye. E para sepse atje kishte njerëz që e mbronin dhe e mbështesnin. E dyta sepse po kërkonte mundësi të reja, tregje të reja. Ai po tentonte të shtrinte të gjithë linjën e tij në Turqi”, tha ndër të tjera Lala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura