“Duam të rrisim transaksionet në lekë”- Guvernatori i BSH tregon sa kohë do të duhet për të hyrë në zonën euro: Ja plani që kemi për kursin e këmbimit

Jul 17, 2024 | 13:23
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ishte ne komisionin për Çështjet Evropiane, ku ndër të tjera foli edhe për kursin e këmbimit.

sejko

Sejko u shpreh se ata po ndjekin një plan për të rritur përdorimin e transaksioneve në lekë, pasi në këtë mënyrë nxitet edhe ekonomia.

Sa i takon përdorimit të monedhës euro, guvernatori u shpreh se edhe pasi Shqipëria të bëhet anëtarë 2030, sërish vendi ynë nuk do të jetë në eurozonë.

Ai sqaroi se do të duhen edhe disa vite  të tjera që ne të jemi gati për në eurozonë, “sic ndodhi me Kroacinë që hyri në euro pas ishte anëtare e BE”.

Gent Sejko: Lidhur me kursin e këmbimit, ne kemi një plan. Gjerat janë tepër komplekse dhe zhvillimi në një drejtim ka anën pozitive, por edhe atë negative. Masat për rritjen e fluksit të transaksioneve në euro bien ndesh me luftën kundër teorizimit që ne kemi. Në duam të rrisim përdorimin e transaksioneve në lekë, në mënyrë që përdorimi i lekut të rrisë rolin e politikës monetare. Duam të rrisim përdorimin e lekut, për të nxitur ekonominë, për të rritur konsumin, investimin dhe kreditimin. Këto që po flasim sot, këto sisteme si SEPA, IPS euro dhe instant payment stimulojnë përdorimin e euros, ndërkohë që ne kemi një politikë tjetër.

Në një kohë të afërt shpresojmë, synimi është 2030 që ne të pranohemi në BE, por sigurisht që Shqipëria nuk do jetë në euro në 2030, kjo është e sigurt, sepse në lidhjen me standardin ekonomik do të duhen edhe disa vite  të tjera që ne të jemi gati për në eurozonë, sic ndodhi me Kroacinë që hyri në euro pas ishte anëtare e BE. Kur ne të hyjmë në euro, nuk do të kemi më politike monetare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura