“Duhet rishikim i kuadrit ligjor”- Gogu prezanton raportin e Komisionit Hetimor, replikon Salianji: Dy muaj hyre dhe dole në banjë…

Jul 26, 2024 | 21:41
SHPËRNDAJE

Deputeti PS, Toni Gogu ka prezantua raportin e mazhorancës të Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, ku ndër të tjera tha se duhet ndryshim i kuadrit ligjor për të mbrojtur të dhënat e sistemit TIMS.

Toni-gogu-ervin-salianji-tims

“Ky hetim konfirmoi problematikën në sistemin TIMS në disa drejtime, ku jo të gjitha lidheshin me procedurën e ndjekur në kontrollet kufitare.

Këto problematika kërkojnë ndryshimet përkatëse në ligje. Certifikimi dhe akreditimi i sistemit dhe të programeve kompjuterike që e mirëmbajnë sistemin

Është thelbësore që çdo organ i ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, përgjegjës për kontrollet kufitare dhe sistemit tims ti nënshtrohet llogaridhënies së detajuar dhe masave mbrojtëse për mbrojtjen e të dhënave në mënyrë periodike.

Rekomandojmë që përcjellja e ndryshimeve ligjore të bëhen brenda 6 muajve.

Patjetër që i konfirmuan sulmet kibernetike në Shqipëri. Të ngatërrosh ato të dhëna që kanë dalë të dhënat që dolën për shkak të sulmit iranian me një incident të veçuar që është në hetim dhe të nxitosh dhe të flasësh dhe të shpallësh fajtor tregon që detyra  jonë nuk është bërë nga cdo anëtar i Komisionit Hetimor”, tha Gogu.

Replika e Salianjit

Nga ana tjetër, Salianji theksoi se Gogu “nuk tha me gojë atë që kishte me shkrim”, ndërsa përmendi vetëm se sistemi TIMS sot funksionon për qytetarët.

“Ka 4 muaj komision, ka hyrë dhe ka dalë 2 muaj vetëm në banjo. Edhe aty ka ngel edhe sot. Ke gjithë kohën…tha pantallonat e arnuara, do gjesh ndonjë gjë brenda pantallonave dhe do dalësh mirë. Atë që the me gojë nuk e kishe me shkrim. A ka ndonjë përgjegjës për shkeljet ligjore? Kemi konfirmuar shkeljet, sistemi funksionon sot tha. Po mo po sistemi funksionon për qytetarët, për krimin e organizuar nuk funksionon. Të thuash që sot nuk ka asnjë problematikë, po të kesh frikë ta çosh në SPAK”, u shpreh Salianji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura