Dy futbollistë të Vllaznisë shqetësojnë para Europës, sulmuesi prish planet e Brdariç për anti-Valurin

Jul 4, 2024 | 9:58
SHPËRNDAJE

Pas miqësores me Posusjen të luajtur në Bosnjë, ku u zhvillua një pjesë e fazës përgatitore, Vllaznia është nisur drejt Shkodrës, ku ka mbërritur orët e para të mëngjesit të së mërkurës. yrtuStafi teknik ka vendosur që skuadra të pushojë dy ditë dhe pritet që të rikthehet në stërvitje ditën e premte, duke vazhduar përgatitjet për sfidat europiane me islandezët e Valurit në Ligën e Konferencës.

Gjatë përgatitjeve boshnjake trajneri Tomas Brdariç dhe stafi i tij kanë pasur disa shqetësime, edhe pse jo shumë serioze, që kanë të bëjnë me dy lojtarë të rëndësishëm të skuadrës kuqeblu.

Ildi Gruda dhe Rejan Alivoda kanë pasur dëmtime, që i kanë penguar të luajnë nga minuta e parë në miqësoret me Zrinjskin dhe Posusjen. Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë pasur shqetësime fizike dhe ky është një lajm i mirë për kuqeblutë.

Për këtë arsye trajneri Brdariç ka aktivizuar Qaton në mesfushë dhe Malën në sulm. Alivoda në fakt luajti në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit dhe me shumë gjasa do të jetë gati për sfidën e parë me islandezët.

GRUDA – Dëmtimin më serioz e ka pasur sulmuesi Ildi Gruda. Ai ka pasur probleme me gjurin dhe fazën përgatitore nuk e ka bërë të plotë. Testin e fundit në Bosnjë sulmuesi që ishte titullar sezonin e fundit e ndoqi nga tribuna dhe nga sa kuptohet, është në dyshim të fortë për ndeshjen me Valurin në Ligën e Konferencës.

Edhe pse stafi teknik nuk i ka humbur shpresat, për të qenë i përgatitur për çdo rast, në sulm është provuar Kahrimanoviç pas dyshes Balaj-Mala. Me këta lojtarë Vllaznia pritet të luajë në sulmkundër Valurit më 11 korrik në transfertë. Shkodranët kanë edhe një javë kohë ta përgatisin këtë sfidë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura