Dy grupet e PD-së padi në Kushtetuese, Berisha: Të konsiderosh “bravën” opozitë, tallje e madhe. Ajo është vegël, edhe Rama s’ja var shumë

Dec 6, 2023 | 13:57
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike zyrtare dhe grupi i Rithemelimit depozituan ditën e sotme (e mërkurë, 06 dhjetor) dy padi secila për marrëveshjen e emigrantëve, të arritur mes Shqipërisë dhe Italisë.

Sali Berisha

I pyetur nëse ishte kjo një garë mes dy grupeve, Berisha u shpreh se nuk e konsideron opozitë, grupin e PD, udhëhequr nga Lulzim Basha.

“Nuk ka tallje më të madhe se të konsiderosh “bravën” opozitë”, thotë Berisha.

Sali Berisha: Nuk ka tallje më të madhe se të konsiderosh ‘bravën’ opozitë, prandaj nuk duhet që të përdorim terma që nuk qëndrojnë. Nuk është opozitë ajo është vegël, bën ç’i thonë, kaq.

AI mendon se mund të zhurmojë në këtë mënyrë, ai zbaton porositë e Taulant Ballës, kaq se dhe Rama s’ja var shumë se ka ngarkuar Taulantin tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura