Dy shtete të tjera evropiane, Danimarka dhe Belgjika kanë hequr kufizimet për udhëtarët shqiptarë me pasaportë biometrike.
Lajmin e ka bërë të ditur Tirana International Airport, ku thotë se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në Danimarkë mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së miratuar nga EMA.
Vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Ndërkohë nuk duhet test për pasagjerët nën 15 vjeç dhe pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit.
Ndërsa në Belgjikë udhëtimi mund të bëhet pa asnjë kërkesë, mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Kujtojmë që deri tani disa shtete të BE kanë hequr kufizimet për udhetarët shqiptarë, përfshi Austrinë, Gjermaninë dhe Francen.
NJOFTIMI I TIA