Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në Liqenin e Farkës në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Policia informon se është njoftuar nga familjarët e 45-vjeçarit me iniciale B.H. ku dyshohet se është mbytur në liqen.
Një grup polumbarësh kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kërkojnë trupin e 45-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç. Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al