Kryeministri Edi Rama thotë se SPAK duhet të veprojë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët kanë probleme të mëdha me pasuritë.
Me batutë, kryeministri tha me batutë se SPAK nuk duhet të gjuajë cironka me dinamit.
“Ajo që pyesni është një tjetër argument në favorin tonë. Ne nuk e kemi pritur mezi drejtuesin e SPAK-ut në parlament që t’i hidhemi në fyt. E dimë shumë mirë që nuk janë duke operuar në një terren të thjeshtë. E dinë çfarë mali me dosje kanë trashëguar nga e kaluara. Ne e besojmë që ky është kontribut. Është shumë e rëndësishme që SPAK-u të mos gjuajë me dinamit për cironka. As të mos bëjë KLSH-në apo inspektimin financiar të Ministrisë Financiare. SPAK nuk është KLSH që merret me historira që merren me misionin e SPAK-ut. Duhet të merret me të korruptuarit dhe jo me procedura, me korrupsion. Këtu procedurat i ka bërë vetingu. Nuk kanë nevojë për shumë mund për t’i identifikuar si subjekte të SPAK-ut. Unë mendoj që dhe prokurorët që janë në detyrë dhe nuk kanë vepruar dhe kanë lënë të parashkruar në vepra të kësaj natyre, duhen pyetur për këtë gjë. Sistemi i drejtësisë ka një strukturë të vetën” – tha Rama.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ngriti problematikën e mosveprimit të SPAK për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu.
“Viti i parë nuk ka problematika dhe hetimi do kohë për t’u maturuar. Nuk mund ta themi të njëjtën gjë sot, sot që bën gati 3 vjet dhe që ka dhjetra dosje të regjistruara nga SPAK. Sot ka një realitet tjetër, një institucion të ngritur. Flasim për një institucion që ka BKH-në si njësi hetimore. Sot jemi këtu jo vetëm për SPAK, por jemi për të gjithë organin e ndjekjes penale. Ku është shqetësimi ynë. Përveç kohës së ndjekjes penale, e dini që ka një ligj antimafia për goditjen e krimit të organizuar. Referuar këtij ligji, në nenin 3, deklarimi i rremë, mungesë e burimeve është në fushën e zbatimit të këtij ligji. Por edhe korrupsioni është në fushën e zbatimit të këtij lligji. Në momentin që fillon ndjekja penale, automatikisht fillon hetimi pasuror për pastrim pasurie. Po transformojnë pasuritë. Po i kthejnë në bizneset. Korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet goditur tek pasuria. Nuk mund të jetë vetëm pushim nga puna” – tha Manja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al