“E drejtë e patjetërsueshme”- Hyn në fuqi dekreti Presidencial për zgjerimin e Greqisë me 12 milje, në detin Jon

Dec 27, 2020 | 19:25
SHPËRNDAJE

Zgjerimi me 12 milje i Greqisë në detin Jon është botuar në Fletoren Zyrtare të Greqisë.

greqia

“Me botimin e tij në Fletoren Zyrtare, dekreti Presidencial për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, pra deri në Kepin Tainaro në Peloponez hyri në fuqi sot”.

Kjo thuhet në njoftimin e lëshuar së fundmi nga Ministria Greke e Punëve të Jashtme, në të cilën gjithashtu theksohet se: “Dekreti Presidencial u lëshua në zbatim të ligjit ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit”.

Po ashtu Greqia shprehet se zgjerimi i vijës së saj bregdetare është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit, e cila rrjedh nga Konventa për Ligjin e Detit.

Është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, veprim i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.

Dekreti Presidencial tregon se Greqia rezervon të drejtën për të ushtruar të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa për Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Greqia, e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, përfundon deklarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura