Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, integrimi i vendit tonë është sot më larg se kurrë.
Teksa komenton vendimin për hapjen e negociatave nga Bashkimi Evropian, Vasili thotë se në vitin 2016 kishim vetëm 5 kushte, ndërsa tani janë shtuar edhe 10 të tjera dhe qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë për t’i përmbushur ato.
Në një postim në Facebook, ai rendit edhe 15 kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian, për të cilat siç thekson drejtuesi i lartë i CDI/CSU-së në Bundestagun gjerman, kërkohen zbatime rigoroze.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Edi Rama kryelarte se nuk ka kokë fare!
Ne se Edi Rama eshte kryelarte se i shtohen kushtet per Negociatat, do te thote qe nuk ka kokë fare.
Ne se Edi Rama eshte kryelarte se per faj te tij Shqiperia do te paguaje 140 milion euro Becchetit do te thote se koka e tij nuk ekziston.
E filluam me vetem 5 kushte ne vitin 2016 kur u dha rekomandimi i pare per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE dhe tani jane 15 kushte.
Jo vetem nuk u realizua nga Qeveria asnje nga kushtet, por perkundrazi u shtuan edhe 10 te tjera.
Per shkak te Qeverise integrimi eshte sot me larg se asnje here.
Ja 15 Kushtet qe duhet te permbushe Shqiperia per te hapur Negociatat per Anetaresim ne Bashkimin Europian:
- Ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në bazë të Kushtetuese.
- Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSCE/ODHIR duke siguruar një financim transparent të partive politike dhe fushatës elektorale.
- Plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përfshirë edhe aplikimin e mendimit të Komisionit të Venecias.
- Shqipëria duhet të përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë edhe kooperimin me vendet anëtare të BE-së dhe përmes një plan veprimi të adresojë rekomandimet e task Forcës Financiare (FATF)”, thekson materiali i miratuar ditën e sotme.Ndërkohë që qeveria shqiptare do të ketë dhe 11 detyra të tjera shtëpie për të përmbushur.
Sipas materialit Shqipëria duhet të përmbushë:
- Finalizimi i SPAK sipas formës kushtetuese.
- Shqipëria duhet të ndërpresë menjëherë numrin e lartë të azilkërkuesve në BE dhe të sigurojë riatdhesimet.
- Qeveria Shqiptare duhet të amendojë ligjin e mediave në linjën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Këshilli do të vërejë përmes grupeve të punës nëse Shqipëria ka ndërmarrë me sukses prioritetet si:
- Nisja e procedurave kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale.
- Nisjen e hetimeve ndaj atyre që kanë kryer blerjen e votave.
- Duhet të kenë një vijimësi dhe vazhdimësi në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe procedimin dhe përfundimin e procedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar.
- Proces të prekshëm në reformën administrative.
- Implementimit të reformës elektorale dhe gjithashtu një vendim përfundimtar dhe ligjor në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.
- Qeveria shqiptare duhet të angazhohet për të përmbushur kushtet e përcaktuara në vitin 2017 sa i takon minoriteteve etnike.
- Adaptimin e një ligji për censusin e regjistrimit të popullsisë të kërkuar nga Athina në përputhje me rekomandimet e KE-së
- Avancimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al