E ka ftuar të luajë në filmat e tij, por Amarda Toska nuk ka pranuar! Ja arsyeja që fshihet pas “refuzimit” të bashkëshortit të saj

Jul 1, 2021 | 21:20
SHPËRNDAJE

Amarda Toska ka treguar ditën e djeshme disa detaje mjaft interesante nga jeta e saj.

amarda toska (6)

E ftuar në “Pardon my French”, moderatorja tregoi se që në fëmijëri e ka pasur shumë qejf baletin, por nuk e kishte menduar se një ditë do të bëhej pjesë e televizionit.

amarda toska (5)

Amarda tha se rrugëtimi i saj në “Portokalli” ka nisur krejt rastësisht dhe se aty u njoh edhe me Ermalin.

amarda toska (4)

“Ermali shumë energjik, nuk është kursyer”,- u shpreh ajo për bashkëshortin.

amarda toska (3)

Ermal Mamaqi ka eksploruar në fusha të ndryshme, si aktor, moderator, regjisor filmi, apo influencues.

amarda toska (2)

Por a e ka ftuar ndonjëherë aktori partnerene  tij që të jetë pjesë e ndonjë filmi?

Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë tek një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme”,- zbuloi Amarda.

amarda toska (7)

Mirëpo, përveç moderatores, edhe një tjetër pjesëtar i familjes ka refuzuar të marrë pjesë në veprat artistike të Ermalit.

amarda toska (1)

Bëhët fjalë pikërisht për djalin e çiftit, Joelin.

amarda toska ermal mamaqi (4)

Ndodhi diçka në lidhje me serialin. Duke qenë se Joeli ka qejf të jetë pjesë e këtyre stafeve, Ermali donte ta përfshinte. Roli nuk është ashtu si Joeli ka temperamentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua”, – tha Toska.

amarda toska ermal mamaqi (8)

Aktualisht, Ermali po xhiron serialin e tij më të ri, të titulluar “H.O.T”, që pritet të publikohet brenda pak muajve.

ermal mamaqi inis gjoni (4)

Në të kanë marrë pjesë shumë personazhe të njohur, si Jonida Vokshi, Megi Pojani, Klea Huta, Ana Likam Kastriot Çaushi, Monik Lubonja, Amos Zaharia etj.

amarda toska ermal mamaqi (1)

Ami nga ana tjetër, pas një mungese relativisht të gjatë në ekran, duket se do të rikthehet së shpejti, në sezonin e ri që nis në shtator.

amarda toska (6) amarda toska ermal mamaqi (3) ermal mamaqi amarda toska (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura