“E konsideroj baba shpirtëror”- Homazhet për Ismail Kadarenë, autori Ylljet Aliçka: Ai iku fizikisht, por veprat e tij mbeten

Jul 3, 2024 | 9:42
SHPËRNDAJE

Autori i njohur, Ylljet Aliçka, nga jashtë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku zhvillohen homazhet për gjeniun e letërsisë Ismail Kadare, u shpreh se e konsideron shkrimtarin si babain e tij shpirtëror.

Shkrimtari u shpreh se Ismail Kadare është larguar fizikisht, por veprat e tij mbeten, teksa shtoi se do ta kujtojnë me mall.

“Letërisia e tij shijohet dhe iku fizikisht, por vepra mbetet. Do ta kujtojmë gjithmonë me mall ne që e kemi njohur nga afër. Më ka promovuar, më ka bërë parathënie librash, e konsideroj se baba shpirtëror”, tha Ylljet Aliçka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura