Merr fund “telenovela” Paulo Dibala!
Sulmuesi argjentinas ka vendosur për të ardhmen e tij teksa në orën 2 të mbrëmjes së sotme i ka thënë “PO” Romës së Zhoze Murinjos.
Palët kanë rënë dakord me një shifër prej 7 milionë eurosh neto në sezon me një kontratë 3-vjeçare dhe me opsion për të katërtin vit në kryeqytet.
Roma ka mposhtur kështu konkurrencën e Interit, Milanit, Napolit, Seviljes, Mançester Junajtid duke e bindur 28-vjeçarin me një rol kyç në projektin e klubit.
Argjentinasi pritet të nisë një aventurë të re në karrierë pas 7 sezoneve të përshkuara me Juventusin.
Në sezonin e fundit me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, Paulo Dibala u aktivizua gjithsej në Serinë A në 29 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar dhe 5 asist.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al