E nisi Vitin e Ri duke e fshirë, por Bora Zemani ruan ende disa kujtime me ish-të dashurin në Instagramin e saj

Jan 26, 2022 | 19:16
SHPËRNDAJE

Emri i moderatores Bora Zemani ka qenë ndër më të lakuarit muajt e fundit në showbizin shqiptar, për romancën e saj me aktorin e humorit Donald Veshaj. Në urimin e saj për këtë Vit të Ri, moderatorja u shpreh se “humbi disa gjëra, por fitoi disa të tjera”, ndërsa fshiu nga Instagrami i saj ish-partnerin. Megjithatë fansat kanë vënë re se moderatorja ruan ende disa kujtime nga Donald Veshaj.

bora-zemani-donald-veshaj1

Në profilin e Instagramit të moderatores, duket se ajo nuk i ka fshirë fotot me ish-të dashurin nga seksioni “higlights”(story-t më të rëndësishme). Opsioni “highlights” i rrjetit social lejon përdoruesin të krijojë një kolazh të fotove më të mira që ka postuar duke iu vendosur një titull.

Bora Zemani ruan ende në brendësi të kolazhit të fotove të titulluar “3shat”, foto më ish-të dashurin e saj dhe vëllain e tij.

bora-zemani-instagram

bora-donaldi-romeo

Higlights i përket emisionit që dikur moderatorja bashkëprezantonte me vëllezërit Veshaj, ku 30-vjeçarja nuk i ka fshirë fotot me dyshen edhe pse nuk i ndjek më asnjërin në Instagram.

bora-donaldi-romeo1

bora-donaldi-romeo2

Çifti përjetuan një histori dashurie gati 2-vjeçare, por fundi i lidhjes së tyre nuk ishte i lumtur.

Aktori i premtoi brenda shtëpisë së Big Brother Vip se do dilte i vetëm nga aty dhe shkëmbyen puthje në buzë.

Por pak kohë më pas, Donald Veshaj e “tradhtoi” dhe nisi një lidhje brenda BBV me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

beatrix donald2beatrix donald2

borazemanidonaldveshajbeatrix

bora zemani donald veshajbora zemani donald veshaj5bora zemani donald veshaj3

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura