“E pafalshme të humbasim dhe njëri-tjetrin”, aktori Viktor Zhusti me mesazh të fortë: Kërcënimet e peticionet, benzinë në një zjarr që shkatërron. Sikur palët politikë të tërhiqen, artistët…

May 16, 2020 | 11:44
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur i skenes dhe ekranit, Viktor Zhusti, i shprehur pro ndertimit te nje Teatri te ri, ka reaguar sot me nje shenim te gjate lidhur me situaten e tensionuar ne kulm se fundi, pas vendimit te Bashkise per shembjen e godines. viktor zhusti

Aktori apelon per dialog, per ulje ne nje tryeze, ashtu sic te gjithe artitet bejne bashke, per t’i dhene jete nje vepre te re.

“Vetem dialogu mund te sjelle zgjidhje te arsyeshme. Gjithcka tjeter: deklarata, peticione, intervista, kercenime, nga cdo pale qe te vijne, jane benzine e hedhur, ne nje zjarr qe vetem shkaterron”- shkruan ai. 

Sipas tij, “Sikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre”.

Reagimi i Viktor Zhustit 

Pergjigjet flake per flake, grupimet ne: ata te Aleances dhe ata te Turbines, etiketimet “te shitur” per njeri-tjetrin, postimi i video-inervistave “ja cka thene dje filan ikone dhe ja c’ben sot”, jane kompromentuese, te sforcuara, te shtira dhe artificiale. Nuk ndihmojne askend, as vete ceshtjen. Ne kete situate, me shume se kurre, e nevojshme dhe e domosdoshme eshte qetesia dhe mirkuptimi. Vetem dialogu mund te sjelle zgjidhje te arsyeshme. Gjithcka tjeter: deklarata, peticione, intervista, kercenime, nga cdo pale qe te vijne, jane benzine e hedhur, ne nje zjarr qe vetem shkaterron. Sikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre. Le te fillojme nga dy momente qe jane emerues i perbashket: te dyja palet, e kane lidhur jeten dhe te ardhmen me ARTIN dhe po te dyja, jane te mendimit qe TEATRI KOMBETAR, meriton ngrehine dhe kushte bashkekohore. Gjendja e krijuar, adresimet dhe fjalori, nuk kane lidhje as me fisnikerine e Teatrit dhe as me qytetarine e artisteve. S’ka pse shperfytyrohemi. Ne “shfaqje” te tilla, audicionit eshte teper i vogel dhe i perkohshem e pas tyre, gjithkush do mbetet me nje shije te hidhur. Kemi humbur shume kohe, eshte e pafalshme, te humbasim dhe njeri-tjetrin. My mesazh eshte shprehje e trishtimit, kur shoh qorrsokakun ku kemi hyre apo n’a kane futur, neve qe punen cdo here e nisim kolektivisht rreth nje tavoline, ku nis te hedh e hapat e para shfaqja teatrale. Le te nisim pra edhe per kete aksion te ri, nga “puna ne tavoline”.

dek

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura