“E papranueshme që gratë deputete të shtyhen me forcë nga Garda”, Tabaku: Kjo është hapsira që kemi në Kuvend! Rama nuk do ngritjen e Komisionit Hetimor sepse e di…

Feb 23, 2023 | 11:15
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se Garda e Republikës ka ushtruar forcë mbi gratë demokrate në Kuvend.

Komentet Tabaku I bëri nga salla e Kuvendit, ku tha se Rama nuk dëshiron ngritjen e një Komisioni Hetimor për aferën “McGoniga”, pasi sipas saj ai e provoi vitin e kaluar me Komisionin e ngitur për Inceneratorët, punën hetimore që bëhet aty.

“Kemi kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar çështjen “McGonigal”. Është e pakoncepueshme që Konferenca e Kryetarëve të vendosin me votë që një ligj nuk është më në fuqi. Sot behet një vit që kryeministri ka raportuar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Dhe Rama e di shumë mirë punën në ato komisione, prandaj nuk dëshiron ngritjen e tyre.

Nesër bëhet nje vit nga lufta në Ukrainë, nuk ka ndonjë gjë më shumë Putini në Rusi se ne këtu në Rusi. Është e papranueshme që deputetet demokrate të shtyhen me forcë nga garda. Ju duhet të merrni masa për trajtimin e grave deputete nga Garda. Kaq hapsirë kanë deputetët në Kuvend, nëse Garda ushtron forcë mbi deputetët, sidomos mbi deputetet zonja, duhet të dalin të gjitha minister e të flasin këtu”, është shprehur Tabaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura