“E paprecedentë”-PS rrëzoi kërkesën për mocion me debat për gjetjet e OLAF, Bardhi: Për shkak të abuzimit të tyre fermerët humbën mundësinë e financimit nga fondet e BE

Jul 16, 2024 | 12:36
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka konsideruar si të paprecendentë vendimin e maxhorancës për të rrëzuar kërkesën për mocion me debat lidhur me gjetjet e OLAF.

bardhi

Pas Konferencës së Kryetarëve, Bardhi u shpreh se për shkak të abuzimit të maxhorancës, fermerët shqiptarë kanë humbur mundësinë e financimit nga fondet e BE.

“Është e paprecedentë, e pashpjegueshme, thoshin që masa duhet të miratohet por të presim njëherë prokurorinë sa të përfundojnë hetimet”, tha ai, duke shtuar se nuk mundet që fermerët të presin me vite që të zhbllokohen fondet që BE u jep vendeve kandidate.

Bardhi: Për shkak të abuzimit të tyre fermerët shqiptarë kanë humbur mundësinë e financimit nga fondet e BE, edhe kur nga opozita ftohemi të bëhemi të gjithë bashkë sepse abuzuesit janë 5-10 individë që kanë abuzuar me fondet e BE ndërkohë që janë përfitues mijëra fermerë që mbijetojnë me punën e tyre në sektorin e bujqësisë.

Edhe një kërkesë e jona që të bëhemi bashkë dhe të miratojmë sa më shpejt të jetë e mundur masat e nevojshme ligjore për të mbrojtur interesat financiare të  BE dhe që fondet të jenë në dispozicion të fermerëve rrëzohen në kundërshtim me rregullon dhe si një akt papërgjegjshmërie nga ana e mazhorancës.

Abuzojnë dhe nuk duan të rregullojnë masat e nevojshme për të mbrojtur këto fonde nga abuzimi. Është e paprecedentë, e pashpjegueshme, thoshin që masa duhet të miratohet por të presim njëherë prokurorinë sa të përfundojnë hetimet. Hetimet nga Prokuroria zgjasin me vite dhe nuk mundet që fermerët të presin me vite që të zhbllokohen fondet që BE u jep vendeve kandidate

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura