Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i fundit ky që pasditen e sotme e quajti “shembull drithërues i injorancës”.
Në një prononcim për mediat, Ademi tha se me fjalorin që Rama përdor për të nuk bën gjë tjetër vetëm se dëshmon frikën dhe dobësinë e dikujt, që po jeton ditët e fundit të pushtetit.
Voltana Ademi: Pas 8 vjet deshtimesh ne cdo fushe, pas 8 vitesh ku te vetmit qe fituan ishin oligarket e tij, pa asnje bilanc konkret dhe asnje arritje Edi Rama, i lodhur dhe i pashprese mundohet te hedhe balte mbi PD, drejtuesit dhe anetaret e simpatizantet e saj si e vetmja menyre komunikimi qe i ka mbetur per te folur me shqiptaret.
Sot nga Shkodra ai me sulmoi me gjuhen dhe fjalorin e vetem qe ai njeh, ate te fyerjes dhe sharjes. Shkodra e qytetarise dhe e kultures nuk e ka pranuar as ne kohet e egra te komunizmit arrogancen e pushtetit. Aq me pak mund ta pranoje sot. Duke sulmuar shkodren, qytetaret e saj dhe mua si kryetare e bashkise, Edi Rama nuk ben gje tjeter vetem se deshmon friken dhe dobesin e dikujt qe po jeton ditet e fundit te pushtetit.Njeriu qe ska mbajtur asnje premtim dhe qe e ngeci Shqiperine per 8 vjet, sot sillet rrugeve te vendit me arrogance por lodhet me kot.
Ai e ka te qarte se ne 25 prill do te largohet me voten masive te Shkodres dhe gjithe Shqiperise. Sepse ndryshimi po vjen dhe shqiptarët mezi po e presin. Ne 25 prill Rama dhe arroganca e tij do te largohen dhe Shqiperia qytetare do te fitoje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al