E rëndë! Luani rrëmben djalin 3-vjeçar para syve të familjes, ekipi i kërkimit i gjen vetëm kokën dhe këmbët

Oct 29, 2022 | 21:40
SHPËRNDAJE

Një luan grabitqar rrëmbeu një fëmijë nga që shoqërohej nga familjarët e tij dhe pas kërkimeve nga ekipi i posaçëm, u gjetën vetëm këmbët dhe koka e të miturit.

luani

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat thonë se bëhet fjalë për 3-vjeçarin Nitin Rakeshbhai Mehda i cili u rrëmbye nga luani në një ferëm në Ghanshyam Nagar në Savarkundla, Indi.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje dhe u nis një kërkim i madh për të gjurmuar djaloshin e vogël.

Por një hetim i nisur nga departamenti lokal i pyjeve nuk arriti ta gjente të gjallë të miturin.

Ndërsa gjetën disa pjesë të trupit, busti dhe krahët e tij nuk dukeshin askund, duke ngitur dyshime që Nitin i vogël ishte gëlltitur nga luani.

Punonjësit e pylltarisë po punojnë për të vendosur kurthe për t’i dhënë fund sundimit të terrorit të përbindëshit mbi komunitetin e vogël në Indi.

Megjithatë, deri të premten, kurthet nuk e kishin kapur luanin dhe ai mbetet i lirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura