E rëndë në Kosovë, nëna tenton të hedhë nga ballkoni djalin 6-vjeçar. Shpëtohet nga ekipet e emergjencës

Jun 30, 2023 | 19:29
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në Fushë-Kosovë, pasi një grua ka tentuar të hedhë nga ballkoni djalin e saj të mitur.

Capture

Mediat kosovare bëjnë me dije se kanë qenë ekipet emergjente ato që kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e rëndë, para se nëna të hidhte nga ballkoni i banesës djalin 6-vjeçar.

Dyshohet se e reja vuan sëmundje të shëndetit mendor dhe se jetonte e vetme me djalin e saj në banesë.

Ende nuk dihen rrethanat e plota mbi ngjarjen.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura