Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në kryeqytet ku një 79-vjeçare raportohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës.
E moshuara, me probleme të shëndetit mendor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.06.2024, rreth orës 01:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës, shtetasja R. H., 79 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al