Krim i rëndë në Tiranë/ Qëlloi me thikë një shtetase të huaj, 26-vjeçari hidhet nga lartësia dhe ndërron jetë! E plagosura humb jetën në spital

Oct 2, 2021 | 18:38
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Një konflikt mes një burri dhe një gruaje ka përfunduar në mënyrë tragjike.

 

Panorama.al mëson se burri ka goditur me thikë gruan në një banesë të marrë me qira në afërsi të shkollës “Pjetër Budi” në kryeqytet. Kjo e fundit ka arritur të dalë nga banesa dhe është larguar për të kërkuar ndihmë.

Ndërkohë, burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është hedhur nga kati i 8-ë i një pallati e për pasojë ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura