“E sfiliti disa javë”/ Gjyqtari humb jetën nga koronavirusi! Ja mesazhi prekës i mikut të tij

May 2, 2021 | 21:46
SHPËRNDAJE

Covid -19 i ka marrë jetën një gjyqtari të njohur, bëhet fjalë për Durim Kadiun. Lajmin për vdekjen e ka dhënë në Facebook, miku i tij  Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi.

durim kadiu gjyqtar

Në një postim në Facebook, ai shkruan se koronavirusi i mori jetën pas disa javë sfilitje.

“E pabesueshme! Miku im i mirë, Durim Kadiu nuk jeton më. Sëmundja e mallkuar covid 19, e cila e sfiliti për disa javë, i mori jetën. Nuk do kemi më midis nesh njeriun fisnik, gjyqtarin dhe familjarin shembullor. Njeri i ligjit nga viti 1994, gjyqtar, kryetar i Gjykatës së Kavajës, drejtor i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndihmësgjyqtar i Gjykatës së Lartë, Durimi la kudo emrin e një njeriu të mirë dhe profesionisti të përkushtuar. Ngushëllime për nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzat. Shpirti i tij pushoftë në paqe në amshim”, shkruan Dervishi.

durim kadiu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura