Elena Cinari është nusja e djalit të Marjana Çinarit, e cila e ka akuzuar për dhunë barbare. Elena ka folur për emision “Me Zemër të Hapur” të moderarores Evis Ahmeti në News24 në lidhje me akuzat dhe ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj vjehrrës.
“Më thoshte s’ke punë ti të ndërhysh tek gjërat e mia. Ajo i thoshte se do të gjej grua tjetër, nuk janë fëmijët e tu , do ta shikosh kur te gjej ADN. Në orën 20:00 më marrin sërish në pyetje në komisariat dhe më thonë e ke dhunuar apo jo? I thashë jam e pastër dhe drejtësia do të dalë. Para disa muajsh vjehrra ka bërë disa analiza dhe doktori i ka thënë se duhet të niset në Tiranë sepse nuk është mirë nga gjendja shëndetësore. Ajo donte që unë të largohesh nga shtëpia. Kur unë bëj gati plaçkat ajo me vjen tek dera dhe më thotë më fal se do ti rishikojmë gjërat. Unë i jap mundësi. Kam festuar edhe ditëlindjen e çupës së saj”, tha Elena Cinari për emisionin.
Ndër të tjera tha se do marrin shtëpi me bashkëshortin dhe se do të jetojnë bashkë. Kujtojmë se bashkëshorti i saj, në një bisedë telefonike që ka pasur me autoren e emisionit, ka pohuar se dhuna “është e vërtetë, por nuk ndërhyj ujë në këto gjëra, ta gjejnë ato të dyja”.
Pjesë nga intervista:
Në datë 6 ka pasur një debat?
Nusja: Jo. Ajo ndërhyri.
E keni qëlluar njëra-tjetrën. Ti nuk ke shenja dhune, po vjehrra pse është në atë gjendje?
Nusja: Nuk e di. Nuk është e vërtetë se e kam qëlluar më shkelma. Nuk e kam prekur fare me dorë.
Pse ndodhet në spital? Gjatë këtyre katër vite ke pasur konflikt fizik?
Nusja: Jo asnjëherë.
Pse vjehrra kishte urdhër mbrojtje
Nusja: E ka marrë që unë të mos jetoj më në atë shtëpi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al