E rëndë/ Ditari i kirurgut zbulon krimet e tmerrshme të tij, dhunoi seksualisht 349 fëmijë

Dec 20, 2019 | 20:11
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Francë, ku një kirurg, tashmë në pension, mund të ketë abuzuar seksualisht me 349 fëmijë gjatë karrierës së tij 30-vjeçare. Kjo është çështja më e madhe e pedofilisë në Francë.

Joel Le Scouarbec, 68-vjeç, do të dalë në gjyq në mars të 2020, i akuzuar deri më tani për përdhunimin e tre fëmijëve. Dyshohet se ai ka përdhunuar një vajzë 6-vjeç që jetonte në lagjen e tij, një të afërme të mitur dhe një paciente po ashtu të mitur.

22501822-7814563-Joel_Le_Scouarnec_pictured_68_may_have_raped_or_sexually_abused_-m-13_1576858586768

Ai u vu nën hetim pasi ekspozoi aksidentalisht veten, pasi u zbuluan ditarë sekretë, në të cilat Le Scouarnec përshkruante skena seksi që përfshin shumë fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura