Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë i pranishëm në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit që po mbahet në Slloveni. Zyra e Kryeministrisë ka shpërndarë pamjet, teksa shihet kreu i qeverisë shqiptare teksa mban një çadër në dorë për shkak të kushteve të këqija meteorologjike.
Kryeministri Rama para se të niste forumi i Bledit është takuar dhe me homologun e Kosovës, Albin Kurti i cili ishte ulur pranë tij në këtë forum ekonomik.
Nuk dihet se çfarë diskutuan Rama dhe Kurti, por në pamjet e shpërndara në kryeministria shihet se kreu i qeverise shqiptare dhe ai Kosovës kanë komunikuar normalisht, madje kanë shkëmbyer dhe batuta dhe buzëqeshje.
Marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe kreut të qeverisë së Kosovës janë tensionuar që pas anulimit të mbledhjes së përbashkashkët të dy qeverive dhe refuzimin e ftesës për ta pritur në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë forum janë 8 kryeministra mes tyre edhe Edi Rama, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtë e të ftuar të nivelit të lartë. Qeveria sllovene organizatore e forumit thotë se “ i 18 forum strategjik i Bledit synon të ndërtojë qasje të përbashkët mes komuniteteve globale në të ndërtuarin e shoqërive të qëndrueshme bazuar në solidaritet”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al