Edmond Spaho ashpërson tonet: Mua nuk më përfaqëson Enkelejd Alibeaj, është patericë e Edi Ramës!

Nov 17, 2022 | 11:26
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho kërkoi nga drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj, që të mos i mohohet koah prej 10 minutash për të folur për integrimin evropian.

Spahu deklaroi se ai nuk përfaqësohet në parlament nga Enkelejd Alibeaj, pasi sipas tij ky i fundit rakordon qëndrimet me Edi Ramën për të mos lejuar deputetët e opozitës të flasin në Kuvend.

“Unë kam kërkuar të më jepni 10 minuta kohë për integrim europian dhe nuk do të heq dorë nga kjo e drejtë. Pranuam të kthehemi në kushte normale me detyrimin për të konfirmuar që ne do flasim nga 10 minuta.

Mua nuk më përfaqëson Enkelejd Alibeaj, për mua Alibeaj është paterica e Edi Ramës. Rakordojnë qëndrimet që të mos lejohemi ne që të flasim.

Nuk pranoj që vendimet që merr Enkelejd Alibeaj me Taulant Ballën të jenë të detyrueshme për mua. Jam deputet i pavarur. Dua të më jepni fjalën aq kohë sa më jep rregullorja”, tha Spaho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura