Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në Panorama TV në lidhje me mundësinë e largimit të efektivëve rrugorë nga akset ku lëvizin automjetet për të monitoruar shkeljet me pajisje teknologjike.
“Kemi bërë një studim. Jemi në projekt për të shtuar prapë flotën, me pajisje tenokologjike. Nëse këto elementë vihen në funksion nuk do të jetë e nevojshme që polici të jetë në rrugë pasi mund të evidentojë çdo shkelje duke monitoruar në sallë”, tha ai.
Qato u shpreh se gjobat mendohet të dërgohen në adresën elektronike që drejtuesi i automjetit lë në DPSHTRR kur pajisjet me leje drejtimi.
“Ne identifikojmë nëse është me gjobë. Masën e merr mjeti që ka një origjinë dhe ka një adresë. Dhe ne e çojmë në adresë. Problemet që hasim ne janë sepse shpesh herë qytetarët nuk japin adresën e saktë që të mos kapen pa përgatitur kur i vjen një masë me kamatën e vonesës. Nëse kemi një rast tjetër që është me tejkalim shpejtësie dhe ka nevojë për heqje të lejes së drejtimit ne e regjistrojmë me alert. Masën plotësuese e merr drejtuesi i mjetit, jo pronari i mjetit.
Ne kemi pasur disa shqetësime për shkak se nuk janë adresa të sakta. Ne kemi bërë një model që qytetarit t’i vijë njoftimi në adresën e vet. Që ta njoftojnë ose në adresën e e-mailit ose celularit përmes të dhënave që ka lënë në DPSHTRR. Mendojmë së shpejti ta vendosim në përdorim që qytetari të njoftohet në kohë reale. Pajisjet janë të shumta por problem që kemi ne me njoftimin kanë të bëjnë me konstatimet për tejkalimin e shpejtësisë”, deklaroi ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al