EKSKLUZIVE/ Basha me familjen në survejim nga policia, reagon kreu i PD-së

Jun 1, 2018 | 11:40
SHPËRNDAJE

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Pas lajmit se punonjës të Policisë ndjekin çdo veprim të kreut te PD-se dhe familjes se tij, “Panorama” kontaktoi për këtë çështje me kreun e opozitës Lulzim Basha.

basha familjaq

Kreu i opozitës as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë informacion. Por pavarë- sisht kësaj, Basha siguroi se do të vijojë aksionin e tij opozitar.

“Në çdo rrethanë, unë do të vazhdoj aktivitetin tim opozitar”, tha Basha për “Panorama”.

Afro një vit më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u mor në mbrojtje nga Policia e Shtetit pas informacioneve që Agjencitë e Sigurisë Kombëtare dhanë një informacion për eliminimin fizik të tij. Ndaj Bashës u përforcuan masat e sigurisë dhe ekzistencën e një rreziku real e konfirmoi edhe Kryeministri Rama.

“Ka pasur një informacion që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, janë marrë të gjitha masat njësoj sikur kjo të ishte diçka realisht e vërtetë, sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve, pa diskutim dhe e kryetarit të Partisë Demokratike, është prioritet numër një, nëse kërcënohet”, deklaroi Rama.

Ndryshe nga rasti i një viti më parë, kur për Bashën agjencitë ligjzbatuese kishin informacione për një kërcënim real ndaj tij, këtë herë mbeten të paqarta arsyet që jo vetëm kreu i opozitës, por edhe familjarët e tij po survejohen 24 orë në 24.

PANORAMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura