EKSKLUZIVE/ “Futbolli ka surpriza, Partizani mbetet shtëpia ime”, Trashi: Pres një ftesë nga Reja për Kombëtaren

Sep 6, 2022 | 10:05
SHPËRNDAJE

Panoramasport.al/ Lorenc Trashi prej dy vitesh vazhdon në Kuvajt me skuadrën e Al Qadsia, ku është një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Ishkapiteni i Partizanit ka folur ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ku tregon për aventurën në Kuvajt dhe nisjen e sezonit të Partizanit. Trashi flet edhe për Kombëtaren, për të cilën shprehet se e ka marrë malli, pasi në ndeshjet e fundit, 30- vjeçari nuk është ftuar nga trajneri Reja.

lorenc trashi

Lorenc, i keni arritur objektivat personalë që i kishit vendosur vetes kur u transferuat në Kuvajt tek Al Qadsia?

Është viti i tretë këtu dhe ndihem shumë mirë. Objektivat nuk mund t’i quaj të arritura. Në rast se do të fitoj titullin kampion, atëherë e quaj të arrirë aventurën time këtu dhe shpresoj që ky vit të jetë i duhuri.

Kontrata juaj skadon në verën e vitit 2025. E keni planifikuar rikthimin te Partizani atëherë?

Unë kam edhe tri vite kontratë. Nuk mund të parashikoj të ardhmen, sepse ju e dini se futbolli ka gjithmonë surpriza. Partizani mbetet gjithmonë shtëpia ime.

Ju mungon Kombëtarja? Keni pasur ndonjë sinjal për të qenë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve?

Realisht më mungon, por këto janë punët e trajnerit dhe ai e di se cilin zgjedh. Unë jam gjithmonë në pritje dhe e pres një rikthim.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura