EKSKLUZIVE/ Kërcënohet me jetë Kryetari i KQZ-së dhe familja e tij. Merret në mbrojtje nga Garda dhe Policia

Jul 5, 2019 | 12:53
SHPËRNDAJE

klementzguriKërcënohet me jetë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij.

Pas mbledhjes ku anëtarët e KQZ-së u përplasën dje ashpër për hapjen e kutive të 30 qershorit, mësohet se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, rreth 30 minuta pas mbledhjes ka marrë kërcënime me jetë për të dhe familjen e tij.

Burime për “Panorama Online” bëjnë të ditur se “kërcënimet janë shumë serioze” dhe se Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivesh të Gardës së Republikës, të cilët ndodhën ne zyrën e tij, por edhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu mësohet se edhe familja e Klement Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Mësohet se drejtuesit e lartë të Gardës dhe Policisë kanë shkuar sot në Institucionin Qendror të Zgjedhjeve, ku aktualisht mbahet në ruajtje kreu i KQZ-së.

Zguri ka mbajtur qëndrim të fortë për mosrealizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, madje ai ka qenë i vetmi ndër anëtarët i cili është larguar nga mbledhja në disa raste./PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura