Ekskluzive/ Kryediplomatja e SHBA: Klement Balili dhe “peshqit e mëdhenj”? Ja çfarë presim nga operacionet policore

Nov 12, 2018 | 11:21
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin në nevojën e një Ministrie të Brendshme plotësisht funksionale, e cila duhet të funksionojë jashtë politikës.

LEYLA MOSSES-ONES, E NGARKUARA ME PUNE E SHBA NE TIRANE
LEYLA MOSSES-ONES, E
NGARKUARA ME PUNE E
SHBA NE TIRANE

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama” shprehet se autoritetet shqiptare, në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar duhet të godasin përfituesit e vërtetë të kësaj veprimtarie, pavarësisht nëse ata janë kriminelë apo zyrtarë.

Sipas zyrtares së lartë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, kërkohet që të ketë ndjekje penale të bosëve të njohur të krimit, vazhdimin e hetimeve të profilit të lartë dhe në fund arrestimin e peshqve të mëdhenj si Klement Balili.

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve shprehet e inkurajuar nga suksesi i autoriteteve ligjzbatuese në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht në aksionet e javëve të fundit.

Ditët e fundit, ambasada nxori një deklaratë ku bëhej thirrje për një Ministri të Brendshme plotësisht funksionale. Çfarë nënkuptoni me plotësisht funksionale?

Deklarata jonë ishte mjaft e qartë në lidhje me faktin që jemi të inkurajuar nga përparimi që kemi parë këtu në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe që ka më shumë punë për të bërë. Kemi nevojë për një Ministri të Brendshme plotësisht funksionale, e cila funksionon jashtë politikës për të vazhduar ecjen përpara. Presim që partnerët tanë shqiptarë të ligjzbatimit të vazhdojnë të bëjnë përparim për të mposhtur krimin e organizuar – duke arrestuar, ndjekur penalisht dhe futur bosët e krimit të organizuar në burg – dhe për t’i dhënë fund korrupsionit. Siç e thamë, Qeveria e SHBA-ve qëndron e gatshme për të vazhduar e ofruar ndihmë kudo që të jetë e mundur për t’i mbështetur këto përpjekje.

A mendoni se Shqipëria është në rrugën e duhur për të luftuar krimin e organizuar?

Operacionet policore madhore të kohëve të fundit kudo në Shqipëri, që kanë çuar në arrestimin e individëve të përfshirë në krimin e organizuar, janë një hap i parë i rëndësishëm. Por, shpresojmë që ky aksion nuk do të ndalet këtu. Për të luftuar vërtet krimin e organizuar, është e rëndësishme që populli shqiptar t’i shohë këta individë të ndjekur penalisht, të dënuar dhe në fund prapa hekurave. Është po ashtu e rëndësishme që këto aksione të Policisë të mos kufizohen te kriminelët e nivelit të ulët dhe të mesëm. Autoritetet duhet t’iu kundërvihen përfituesve të vërtetë të veprimtarisë së krimit të organizuar, pavarësisht nëse këta janë kriminelë apo zyrtarë. Kjo do të thotë ndjekje penale të bosëve të njohur të krimit, vazhdimin e hetimeve të profilit të lartë dhe në fund arrestimin e peshqve të mëdhenj si Klement Balili.

 

INTERVISTEN E PLOTE MUND TA LEXONI NE VERSIONIN PRINT TE GAZETES PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura