EKSKLUZIVE/ Ofertë 8 mijë euro në muaj nga Qipro, mesfushori pret Kukësin

Dec 30, 2018 | 8:55
SHPËRNDAJE

Verilindorët kanë përfunduar fazën e dytë në vendin e dytë, me 34 pikë, vetëm 3 më pak se Partizani. Kukësi pati një ecuri mjaft të mirë në 5 javët e fundit, ku arritën të korrin 4 fitore dhe 1 barazim, 13 pikë të grumbulluara.

kukesi

Duke parë këtë ecuri të shkëlqyer, presidenti Safet Gjici, i shtyrë edhe nga stafi i tij pa nisur mirë merkatoja, filloi të shpenzojë duke afruar dy futbollistë mjaft të mirë, si Rroca, por dhe Shkurtaj, edhe pse ky i fundit akoma nuk ka firmosur. Kukësi ka blerë kartonin e Shkurtajt për shumën e 50 mijë eurove.

Shkodra Donjet

Oferta Duke qenë një lojtar i lirë, në adresë të Shkodrës kanë ardhur shumë oferta nga klube shqiptare, si Tirana, Flamurtari e Skënderbeu, por edhe nga jashtë vendit. Gazeta zbulon ekskluzivisht se është klubi qipriot Ael Limasol që i ka bërë një ofertë konkrete 29-vjeçarit, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare me 8 mijë euro në muaj neto.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura