EKSKLUZIVE/ “Panenka me Ferencvarosh mbetet në mendjen time”, Hoxha: Të mobilizuar për grupet, ja këshilla për skuadrën

Aug 29, 2023 | 8:32
SHPËRNDAJE

Partizani është vetëm 48 orë larg një stacio ni historik në librin e sukseseve në kompeticionet europiane, ku të kuqtë numërojnë një “shekull” me ndeshje. Të enjten në 20:00 përballë do të jetë Astana, që vjen pas një fitoreje minimale në Kazakistan, pa garancinë e kualifikimit dhe e lodhur nga një udhëtim i gjatë. Objektivi janë grupet. Te Partizani besojnë dhe këtë e tregon një lider i ekipit, Alban Hoxha.

alban-hoxha

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, gardiani i të kuqve rrëfen për atmosferën brenda ekipit dhe shton se skuadra është gati për këtë “luftë”. Ai shprehet se golat e anuluar nga VAR-i në ndeshjen e parë ishin si një shenjë nga Zoti se e kanë në krah dhe mund t’ia dalin në këtë përballje vendimtare.

Kur Partizani shkon në Europë, të gjithë kujtojnë pritjet dhe “panenkën” tuaj kundër Ferencvaroshit. E keni të freskët si kujtim?
Ai është një kujtim që do të mbesë për gjithë jetën time, sepse ka qenë një nga gjërat më të bukura që unë kam bërë në karrierë. Mua edhe sot e kësaj dite ma kujtojnë. Kështu, shpresoj që edhe në këtë ndeshje të jetë diçka e bukur, që ne të kualifikohemi, siç edhe kemi synuar, të hyjmë në grupe. Djemtë i shoh shumë të mobilizuar për ta bërë këtë “luftë” për grupet e Ligës së Konferencës. Është një arritje, që Partizanit nuk i ka ndodhur kurrë dhe këtë herë të gjithë janë të motivuar për ta bërë.

Si një njeri “i akullt” në momente të ethshme, i keni dhënë këshilla skuadrës në rrugëtimin e këtij viti në Europë?
Ne gjithmonë para ndeshjeve flasim të gjithë dhe motivojmë njëri-tjetrin. Para se të zbresim në fushë, 3-4 minuta para, u them gjithmonë djemve: “Shijojini ndeshjet e Europës, sepse vijnë vetëm një herë në vit dhe janë eksperiencë e një niveli tjetër. Duhet të keni emocione, por vetëm pozitive, pa kaluar në stres. Shijoni, fitoni, sepse vetëm kështu mund ta bëni të bukur karrierën tuaj”.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura