David Atanaskoski është i zgjedhuri i Partizanit për t’i besuar anën e majtë të mbrojtjes për sezonin 2022-2023. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Atanaskoski ka firmosur më në fund për Partizanin dhe pritet të prezantohet nga klubi në orët në vijim.
Mësohet se janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme, përfshirë edhe vizitat e nevojshme mjekësore dhe klubi do ta zyrtarizojë së shpejt.
25-vjeçari ka qenë shumë aktiv në sezonin e fundit, teksa ishte titullar në Kazakistan me Shakter Karagandi, ku luajti në 20 ndeshje dhe dhuroi 1 asist dhe me Makedonija GP, ku zhvilloi në 18 ndeshje dhe regjistroi 1 gol dhe 2 asiste nga janari e tutje.
Vlera e tij në merkato sipas “Transfermarkt” është 350 mijë euro. Te Partizani vjen si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Makedonija GP.
Atanasoski në të shkuarën ka luajtur me kombëtaren Shpresa të Maqedonisë së Veriut.
DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al