EKSKLUZIVE/ Protesta e studentëve, numri dy i NATO-s shtyn vizitën në Shqipëri

Dec 13, 2018 | 12:20
SHPËRNDAJE

Rose-GottemoellerSituata të tensionuar në Tiranë dhe protestat e  studentëve kanë qenë shkaku i shtyjes së vizitës së Zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller.

Burime të “Panorama  Online”, pranë Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes bënë të ditur se numri dy i NATO-s, kishte programuar sot vizitën zyrtare në Tiranës, ku do të takonte Krerët e Lartë të Shtetit.

Por mësohet se vetëm pak orë më parë, Zëvendëssekretarja  Përgjithshme e NATO-s ka njoftuar institucionet shqiptare se vizita do të anulohej për ditën e sotme.

Burimet konfirmuan se Rose Gottemoeller kishte në program të takonte, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, më pas Kryeministrin Edi Rama dhe në fund, Presidentin Ilir Meta.

Për koordinimin e kësaj vizite mësohet se është marrë vetëm Ambasadori i Shqipërisë në NATO, i cili ka mbajtur postin e kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Mësohet se Visho Ajazi Lika ndodhet në Tiranë dhe është marrë këto ditë më organizimin e kësaj vizite të nivelit të lartë të numrit dy të NATO-s në vendin tonë.

Burime nga ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s do të vij në vendin tonë në orët e vona të mbrëmjes, për të zhvilluar ditën e premte takimet me krerët e lartë.

Njoftimi i NATO-s

Ndërkohe që NATO ka sqaruar me anë të një njoftimi zyrtarë se vizita e Zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller do të zhvillohet ditën e premte.

Sipas axhendës së publikuar nga NATO , thuhet se më datë 14 dhjetor në orën 9:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp  me Ministrin e Jashtëm, Bushati.

Ndërkohë që në orën 11:45 është programuar konferenca me ministren e Mbrojtjes, Xhaçka.

Njoftimi-NATO-s

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura