EKSKLUZIVE/ Rival me Kukësin, Rraman Hallaçi bëhet kandidat për stolin e skuadrës së Kategorisë së Parë

Jul 27, 2024 | 15:28
SHPËRNDAJE

Sezoni 2024-2025 është historik për skuadrën e Valbonës, pasi për herë të parë në historinë futbollit tropojan ekipi do të prezantohet në Kategorinë e Parë. Kalimi nga Kategoria e Dytë në të Parën u finalizua nën drejtimin e trajnerit matjan, Vladimir Gjoni, ku pas arritjes së objektivit palët e mbyllën bashkëpunimin.

hallaci

Prej ditësh skuadra ka nisur përgatitjet në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmës, por ende nuk është emëruar “timonieri” i ri. Mësohet se përgatitjet e para të tropojanëve po kryhen nën drejtimin e ish-futbollistit tropjan, Osman Qelia. Ndonëse puna vazhdon në terren, te Valbona mungojnë afrimet zyrtare, por edhe të larguarit.

Për momentin, përgatitjet janë përqendruar te seleksionimi i lojtarëve të rinj, të cilët synojnë të bëhen pjesë e Valbonës. Nga java që vjen pritet të mësohet edhe projekti dhe objektivat e Valbonës në sezonin e ri. Sa i përket trajnerit të ri, mësohet se drejtuesit janë në hapat final, në mënyrë që ekipi të formatohet sa më shpejt për sezonin e ri.

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime paranë klubit tropojan se kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Valbonës është trajneri kuksian, Rraman Hallaçi. Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Kukësit ka eksperiencën e duhur si trajner dhe kjo mund t’i shërbejë edhe Valbonës në debutimin e saj në Kategorinë Superiore. 40- vjeçari kuksian si trajneri ka drejtuar Kukësin në periudha të ndryshme në Superiore, ndërsa në sezonin e fundit pati një eksperiencë të shkurtër tek Iliria e Fushë-Krujës.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura