EKSKLUZIVE/ Shehi: Faza mbaroi, tani pres Partizanin e vërtetë. Ja për çfarë jam i lumtur

Jul 2, 2024 | 10:31
SHPËRNDAJE

Partizani zhvilloi të shtunën miqësoren e dytë në kuadër të përgatitjeve që po zhvillon në Pogradec.

Shehi

Në lidhje me sfidën që u mbyll me shifrat 0-0, për “Panorama Sport” foli trajneri i “demave”, Orges Shehi. Durrsaku u shpreh se skuadra ka pësuar rritje, por ende nuk është siç ai e do. Shehi e quan të mbyllur fazën përgatitore dhe shprehet se kundër Shkëndijës ekipi do të shkojë me i freskët. Trajneri i të kuqve i gëzohet situatës pa dëmtime, teksa shprehet konfuz në lidhje me informacionet mbi Marsakslok, që ka pësuar ndryshime.

A kishte ekipi rritje, sa i përket gjendjes fizike dhe lojës?

Nuk e kemi akoma freskinë e duhur. Por patjetër që loja ishte më e rrjedhshme dhe më e kontrolluar nga ana jonë duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit, teksa edhe para portës arritëm të jemi prezent. Tani ka ardhur momenti që të freskojmë skuadrën. Mendoj se faza përgatitore ka mbaruar. Këto 2-3 ditë janë vetëm për tu freskuar, për të shkuar në ndeshjen e fundit miqësore me Shkëndijën dhe pastaj për tu kthyer një javë në Tiranë. E rëndësishme është që e kemi mbyllur këtë fazë pa dëmtime deri më tani.

Si është gjendja fizike e skuadrës dhe a po mundoheni t’i shmangni dëmtimet e shumta që ju krijuan probleme vjet?

Shpresojmë të mos kemi dëmtime. Që nga janari kur i jam i bashkuar skuadrës, nuk kemi pasur dëmtime të rënda. Mbaj mend atë lëndim të Kekos, që vinte nga këpuca. Kemi pasur vetëm probleme të vogla, që janë prezente. Në këtë fazë asnjë lojtar nuk ka bërë një ditë pushim për shkak problemesh muskulore dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kemi kaluar ngarkesat e larta pa dëmtime.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura