Sa herë që përmendet fjala “kualifikim” mendja të shkon te Xhani de Biazi, trajneri që udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt suksesit të parë në një kampionat europian. Po sot a mund t’ia dalë Shqipëria? Ish-trajneri i kuqezinjve e thotë me bindje: “Po!” Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, italiani jep edhe disa këshilla se si menaxhohen emocionet kur atmosfera elektrizohet.
De Biazi, a e patë ndeshjen e Shqipërisë në Çeki?
Nga fillimi deri në fund.
Edhe… ç’mendim keni?
Që luajtën mirë dhe me shumë personalitet. Por ai rasti në fund… Ah sikur të kishte pasuar si duhet ai djaloshi debutues (Daku). Oh, çfarë rasti ishte…
Kështu si luajmë dhe kaq pikë sa kemi, a mund të shkojmë në Europian?
Pse më pyesni vazhdimisht për këtë? Ua kam thënë edhe më parë: po, Shqipëria i ka shanset, që jo vetëm të shkojë në Europian, por edhe ta mbyllë e para në grup. Ia kam thënë edhe Armandos (Dukës) që kur u hodh shorti se shanset janë vërtetë të mira.
Ju e dini se si elektrizohet atmosfera në Shqipëri pas disa rezultateve të mira… Si menaxhohet kjo situatë kur ke vetëm dy ditë kohë të përballesh me Poloninë?
Bllokoni Levandovskin dhe mos humbni më raste si ai kundër Çekisë… (qesh).
Vetëm kaq?
OK, t’i lëmë batutat mënjanë. Me Poloninë nuk është asnjëherë e lehtë, por duhen bërë 3 gjëra…
INTERVISTËJN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!
JETMIR HALILAJ – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al