Pritja për të marrë lajmin për pjesë marrjen ose jo në Champions po zgjat ende në kampin korçar dhe kjo nuk i shërben aspak mirë ekipit në përgatitje të sezonit të ri. Gjithsesi, kohën për të marrë një vendim të tillë nga ana e KAS, bardhekuqtë janë duke e shfrytëzuar për t’u çlodhur dhe për të rifituar energjitë. Një gjë e tillë duket se po shfrytëzohet mjaft mirë nga ana e Xhejms Adenijit, sulmuesit nigerian.
Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” ka vlerësuar në maksimum performancën e treguar nga ana e bardhëkuqve në këtë kampionat, duke bërë me dije se ishte maksimumi dhe për këtë u mbush plot me lavdi.
Ecuria – “Ka qenë një vit shumë i suksesshëm dhe jam i mendimit se është më i miri që në kohën që unë jam pjesë e Skënderbeut. Kanë qenë paraqitje mbi normalen që jemi mësuar të shohim në kampin bardhekuq dhe në të gjithë futbollin shqiptar që filloi që me përfaqësimin në Europa Ligë, duke kaluar katër ture dhe kulmoi me pjesëmarrjen në grupet e këtij kompeticioni që ishin një lavdi më vete.
SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al