Eksplozivi në zyrë/ Fatos Tushe niset drejt Tiranës. Detaje nga gjendja shëndetësore e tij dhe sekretares

Dec 31, 2019 | 10:27
SHPËRNDAJE

Niset drejt Tiranes, per nje mjekim me te specializuar kreu i bashkise se Lushnjes, Fatos Tushe, i cili mbeti i plagosur pas nje atentati qe i beri ne zyre ish-shoferi i tij, duke i hedhur nje sasi eksplozivi.

Gazetarja e “Panorama” raporton se pas trajtimit te pare ne spitalin e Lushnjes, mjeket kane vendosur ta dergojne Tushen ne Tirane per mjekim te specializuar.

Burime nga spitali rajonal bejne me dije se Fatos Tushe ka marre demtime ne shpatull dhe kembe. Nderkohe qe ai eshte nisur drejt Tiranes, vetem pak pas tij, niset drejt kryeqytetit edhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu qe ka marre gjithashtu plage te renda nga shperthimi. 98_bigGjendja shendetesore e sekretares cilesohet e rende, por thuhet se eshte jashte rrezikut per jeten.

Ne drejtim te Lushnjes eshte nisur drejtori i Pergjithshem i Policisë se Shtetit, Ardi Veliu.

Ne kerkim vijon te jete autori i dyshuar i kesaj ngjarjeje, Gezim Saraci, qe e ka ruajtur kreun e bashkise, e ka ndjekur nga pas dhe ka nxjerre nga xhepi nje lende plasese, qe e ka hedhur sapo Tushe ka hyre ne zyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura