Ekstradimi i paligjshëm i mësuesit turk, Pollo: Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar, në Kosovë ministri u shkarkua brenda ditës

Jan 2, 2020 | 11:23
SHPËRNDAJE

pollo

Pas raportimeve se shtetasi turk Harun Çelik, 42 vjeç, me profesion mësues është dëbuar në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë, ka reaguar edhe ish deputeti Genc Pollo, i cili në një postim në Facebook thot♪7 se kjo është kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar.

“Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor.”, shkruan Pollo, teksa risjell ne vemendje nje shkrim te tij ne “Panorama” nje vit me pare me titull “Gylenistët në mërgim dhe primati i shtetit ligjor”.

Pollo kujton se “kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm”.

POSTIMI I PLOTE

Policia e Lleshit ditën e parë të vitit të ri (e të kryesisë së OSBE-së) e rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale aty ku të drejtat themelore të tij nuk mund të mbrohen.

Edi Rama thotë unë nuk di gjë se çfarë bën Lleshi im se më duhet të laj duart. Lleshi nuk bëzan ende. Ligjet e shtetit e konventat europiane shkelen me dy këmbë.

Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor.
P. S. Kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura