Ekzekutimi i Afrim Bunjakut/ Hashim Thaçi shpreh ngushëllimet nga Haga për familjarët: Mirënjohje për sakrificën e tij

Sep 27, 2023 | 16:47
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e policit Afrim Bunjaku, i cili u ekzekutua në krye të detyrës nga grupi terrorist serb.

383841452_867351744762064_3685222202806105137_n

Përmes një telefonate, nga Haga, ish-presidenti Thaçi shprehet i prekur thellësisht nga rënia e Bunjakut. Ai shpreh mirënjohje për sakrificën e lartë në shërbim të atdheut.

Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, i cili bëri të ditur telefonatën e Thaçit për familjen Bunjaku.

Përmes një statusi në Facebook, Lushtaku shkruan se vizitoi familjen e heroit Afrim Bunjaku “për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.”

Postimi i plotë i Sami Lushtakut:

Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut.

Ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve!

Lavdi veprës së heroit Afrim Bunjaku!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura