Ekzekutimi i biznesmenit në lokal, detaje nga hetimet që zbuluan dy autorët e krimit. Viktima u ndoq këmba-këmbës dhe u filmua deri në…

Jan 3, 2023 | 10:05
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës i vuri prangat më 3 janar 2023 një 30-vjeçari si autori i dyshuar i ekzekutimit në një lokal të Tiranës të biznesmenit nga Saranda Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur më 16 dhjetor 2022.

Bashkë me të, policia ka identifikuar dhe bashkëautorin e krimit dhe e ka shpallur atë në kërkim.

LEXO EDHE: Zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit ku u vra Edmond Papa: Dëgjova zhurmë si shashka, mendova se po hedhin fishekzjarrë

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES” u bë ndalimi i shtetasit: A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” . Si dhe shpallja në kërkim e bashkëautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia e Tiranës në reagimin zyrtar.

Blutë thonë se nga hetimet ka rezultuar se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Pas krimit, burime nga uniformat blu thanë se pista kryesore e ngritur për hetimet është ajo e larjes së hesapeve për prishje të pazareve të drogës.

Viktima nuk jetonte në Tiranë, por kishte ardhur tek i vëllai i tij në kryeqytet.

Edmond Papa jetonte në Sarandë, ku kishte në pronësi dhe një hotel. Ndërsa rezultonte i dënuar edhe në Greqi për trafik droge.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura