Ekzekutimi i Edmond Papa/ Jeta luksoze e autorit të dyshuar, djalë i një polici. Ç’postonte në rrjetet sociale kunati i Aleksandër Sadikajt

Jan 4, 2023 | 18:39
SHPËRNDAJE

Albano Velo, 30-vjeçari i arrestuar nga policia e Tiranës si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, është kunati i Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçarit të vrarë në një atentat me tritol në qershor të vitit 2022, në aksin Sauk-TEG.

Velo është bashkëshorti i motrës së Aleksandër Sadikajt. Gjithashtu ai është i biri i një polici i cili u pezullua nga detyra dhe po hetohet dhe roli i tij.

LEXO EDHE: Ekzekutimi i biznesmenit në lokal, detaje nga hetimet që zbuluan dy autorët e krimit. Viktima u ndoq këmba-këmbës dhe u filmua deri në…

Velo është arrestuar nga policia më 31 dhjetor në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Franca ku kishte shkuar katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papa në një lokal në Tiranë.

aleksader 1655358385sadikaj

Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmond Papën, i cili mbeti i vrarë më 16 dhjetor të vitit 2022.

LEXO EDHE: Çfarë e lidh vrasjen e Edmond Papa dhe Aleksandër Sadikajt? I arrestuari kishte miqësi me 27-vjeçarin, por mohon akuzat. Ja foto e të rinjve në rrjetet sociale

Albano Velo dhe Aleksander Sadikaj
Albano Velo dhe Aleksander Sadikaj

Ajo që bie në sy në rrjetet sociale të Velos është se nuk mungojnë fotot me armë, tufa me para, makina të shtrenja por edhe me kanabis.

velo-3 velo-1 velo-2

NJOFTIMI I POLICISE ME 3 JANAR PER ZBARDHJEN E VRASJES SE EDMOND PAPA

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 16 dhjetor 2022, ku mbeti i varë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa

Finalizohet operacioni policor i koduar “EAGLE EYES”

Identifikohet dhe ndalohet njëri prej autorëve të vrasjes

Shpallet në kërkim bashkëautori i vrasjes.

Sekuestrohet automjeti i përdorur gjatë kryerjes së vrasjes, pamje filmike e prova të tjera të vlefshme, që çuan në identifikimin e autorëve.

Nga strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Renda ndaj Jetës e Pronës në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 01.01.2023, në orët e para të mëngjesit, u finalizua operacioni policor i koduar “EAGLE EYES”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së datës 16.12.2022, ku në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa, i datëlindjes 1973, lindur në fshatin Kurjan Fier dhe banues në Sarandë.

Policia e Tiranës pas një pune profesionale e të pandërprerë trejavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, ka bërë të mundur dokumetimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarje kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES” u bë ndalimi i shtetasit:

A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” .

Si dhe shpallja në kërkim e bashkëautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Nga strukturat hetimore për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale, i kanë kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura